Kolona e automjeteve në pikën e kalimit kufitarë në Merdare, sot në mëngjes, është e rreth gjysmë kilometri e gjatë, kurse pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin deri në 2 orë, bënë të ditur RTKlive.

Edhe sipas të dhënave të fundit të nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila njofton për fluksin në pikat kufitare, bëhet e ditur se pritjet në Merdare për të dalë nga Kosovë, zgjasin nga 60 deri në 90 minutë.

Kujtojmë se në vazhdimësi Merdarja ishte një nga pikat kufitare më të ngarkuara. E tillë ka qenë edhe gjatë muajve të verës dhe gjatë festave, kur edhe kishte fluks të bashkatdhetarëve.

Sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhimin e Kufirit, përveç Merdares në pikat tjera kufitare situata është normale dhe nuk ka pritje të gjata.