Categories: Qendrore

Në libra shkollore përdoret gjuha e urrejtjes, diskriminimi e dhuna

Tekstet shkollore u botuan të reja, por sërish janë prezentë në to problemet e vjetra. Sërish promovohet gjuha e urrejtjes, diskriminimin gjinor, dhuna dhe bullizmi.

Këta nxënës të klasës së dytë, këtë vit shkollor e kanë filluar me libra të rinj të botuar.

Por edhe pse u botuan të reja, sërish përmbajtja e teksteve në lëndën e Gjuhës Shqipe promovon gjuhën e urrejtjes, diskriminimin gjinor, dhunën dhe bullizmin.

Në faqen 44 të librit të Gjuhës Shqipe të klasës së dytë, është njësia mësimore me titullin “Nuk më pëlqen shkolla”, që shtjellon temën se si një fëmije nuk i pëlqen shkolla, mësuesen e sheh si person të çuditshëm dhe se si në të ardhmen, fëmijët e tij nuk do t’i dërgojë në shkollë por do t’i lejojë që të informohen vetëm prej televizorit.

Po në këtë libër në faqen 52, është njësia mësimore “ Shoku i ri i bankës “, i cili paraqet diskriminim dhe bullizëm, ku shoku-shokut i drejtohet me fjalinë:

“I paske faqet si petulla!” dhe – “I paske leshrat sikur t’i ka lëpirë lopa!”.

Në faqen 56-57 të librit të Gjuhës Shqipe, në njësinë mësimore “Si të përshkruajmë dikë”, me bullizëm pasqyrohet personazhi i Kamilës:

“…Kamila është një picirruke, një pëllëmbë e gjatë, me syze të mëdha që duken si fenerë antimjegull…”

E librat e matematikës të klasës së dytë, përveç ndryshimit të kopertinës dhe largimit të vetëm një detyre nëpër faqe nga 5 detyra në katër, asnjë ndryshim tjetër nuk kanë pësuar.

Situatë e njëjtë është edhe në librat e arsimit të mesëm të ulët. Në librin e gjuhës shqipe të klasës së gjatë promovohet dhuna dhe mos-edukimi.

Në faqen 73 të këtij teksti shkollor, është njësia mësimore “Ditari i Gregut”, në të cilën pasqyrohet një djalë i cili bën vetëm probleme dhe në çdo moment mundohet të mashtrojë shokun e tij, të cilit i drejtohet me fjalët:

“…unë duhet të isha njëfarë shefi, e jo partner i barabartë me të i thashë, Raulit, se dikush duhet të punojë e dikush të mendojë dhe t’i mbledhë paratë…”

Kjo njësi mësimore si mesazh bart tek nxënësit mos-edukimin.

Po në këtë libër në faqen 103, tek njësia mësimore “Kundrinori”, paraqiten disa fotografi ilustruese të filmit vizatimor të huaj “Naruto”, në të cilat pasqyrohet dhuna, nga ku kërkohet prej nxënësve që t’i përshkruajnë veprimet e djaloshit të paraqitur në foto.

Në faqen 100 është njësia mësimore “Kuriozitete për Ilirët”, në të cilën thuhet se:

“…Dardanët nuk kanë pasur shumë qejf të laheshin. Sipas disa historianëve janë lartë tri herë në jetë: kur kanë lindur, kur janë martuar dhe pasi kanë vdekur…”

Po ashtu si kuriozitet është paraqitur edhe vdekja e mbretit Agron:

“…Mbreti i ardianëve, Agroni, ka vdekur në mënyrë të pazakontë. Pas betejës me etolët, ai ka pirë shumë prej gëzimit dhe është dehur pa masë, saqë ka vdekur pak orë më pas….”

Botimet e reja të teksteve shkollore ishin pritur me padurim nga mësimdhënësit, pasi që tekstet e mëhershme që ishin në përdorim për 12 vjet me radhë në përmbajtjen e tyre kishte gjuhë urrejtjeje gjinore, racore e sociale. Por ndonëse ato u tha se u korrigjuan, edhe të rejat përmbajnë gjuhë pothuajse të njëjtë diskriminuese, bullizëm dhe urrejtje.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

3 days ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

3 days ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

3 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

5 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

5 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

6 days ago