Categories: Qendrore

Nderohen me urdherin e nderit dëshmorët e brigadës 138 “Agim Ramadani”

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Duke qenë se presidenti Thaçi është nisur për në Shqipëri për të vizituar të prekurit nga tërmeti, dekoratat janë ndarë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe këshilltari i presidentit Bislim Zyrapi.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, njëherësh ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, tha se çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar.

Ai tha se është i lumtur që i sheh shumë shokë të tij të luftës duke kontribuar për forcimin e shtetit dhe avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës, pasi sipas tij pa institucione të sigurisë nuk ka as shtet, as zhvillim ekonomik.

Ndërkaq, këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, ka kërkuar falje në emër të presidentit për mos pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

20 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

20 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

2 days ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

2 days ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

3 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

3 days ago