Categories: Qendrore

Mushkolaj: Vetë ardhja e Grenell, është sinjal që LDK-ja e VV-ja duhet të bëhen bashkë

I dërguari i posaqëm për bisedimet Kosovë-Serbi, nga presidenti Trump, Richard Grenell, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar dy vizita në subjektet të cila po tentojë ta krijojnë qeverinë, ndonëse ende nuk kanë arritur një marrëveshje, shkruan GazetaBlic.

Pas takimit me të dyja subjektet, Grenell u shpreh qartë se shteti amerikan nuk është i interesuar të ndërhyjë në çështjen e krijimit të institucioneve të Kosovës.Ndonëse Grenell i propozoi dy liderëve të VV-së dhe LDK-së që të krijojnë ide të reja për zhvillimin ekonomik në vend, analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë për GazetaBlic, se vetë ardhja e Grenell në Kosovë dhe vizitat e tij me Mustafën e Kurtin, janë një mesazh i qartë se qeveria duhet të krijohet sa më shpejtë.

Sipas Mushkolajt, çështja si ajo e dialogut Kosovë-Serbi por njashtu edhe çështja e zhvillimit ekonomik, nuk mund të kenë vazhdim nëse vendi është pa institucione.
“Natyrisht që Grenelli në këtë rast është si një përfaqësues i shteti të huaj, nuk mund ta thotë publikisht dhe me pranu që me bë presion dhe me ndërhy, vetë vizita e tij dhe deklarimet e tij një farë forme tregon se ai është i interesum që dialogu të vazhdohet dhe të ketë zhvillim ekonomik, për mua është një sinjal i qartë që qeveria të krijohet sa më shpejtë se nuk mund të ketë as vazhdim të dialogut e as zhvillim ekonomik, nëse nuk ka qeveri, pra unë vetë vizitën e tij e kam marrë si një mesazh shumë të rëndësishëm amerikan, që palët ta krijojnë qeverinë dhe mos ta zvarrisin krijimin e qeverisë”, tha Mushkolaj për GazetaBlic.

Mushkolaj, tha se sa i përket kalimit të afatit dy javorë për formimin e qeverisë, tani më pritet edhe përgjigja që Vetëvendosja do ti japë LDK-së.

Tutje ai shprehet se nuk i beson qëndrimeve të LDK-së se këta të fundit nuk do të bëjnë koalicion me asnjë parti tjetër, përveç Vetëvendosjes, e gjithë kjo sipas Mushkolajt, për shkak të përvojave të kaluara që i ka lënë Lidhja Demokratike e Kosovës me partitë e tjera.“Sa i përket krijmit të qeverisë, e kemi një farë afati që e ka vendosë LDK-ja, deri në fund të javës për me marrë një përgjigje prej Vetëvendosjes, deri më 4 shkurt përfundon ky 15 ditëshi kushtetues, çka mundët me ndodhë nëse nuk ka marrëveshje , nuk e përjashtojmë mundësinë që Albin Kurti ta vendosë vetën në votim edhe pa marrëveshje në mënyrë që të shihet nëse mund të votohet në këtë rast, efektivisht nëse kjo ka qenë një ndër mënyrat për të dalë nga kriza, VV-ja nuk e ka përjashtu edhe këtë opsion edhe pse nuk është opsion i preferum, për shkak që mund të flisnim për një qeveri të pakicës, e cika nuk e di nëse do të mund të ishte efektive por mund të jetë edhe ky si një opsion, në mënyrë që mund të shkohet tutje dhe nëse dështon opsioni tjetër, marrëveshja me LDK-së, natyrisht se i mbetet presidentit Thaçi të gjejë një zgjidhje, ta përdorë diskrecionin e tij, tash për tash qëndrimi i LDK-së është se ata nuk do të bëjnë marrëveshje me dikë tjetër, nëse dështon kjo marrëveshje, por unë nuk i besoj LDK-së, jo pse nuk dua ti besoj por për shkak që përvoja politike nga e kaluara na ka tregu që në ato takime ata veç kanë votu edhe ndryshe, mbetet me u pa se qysh kanë me vepru kësaj here”, u shpreh Mushkolaj.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

6 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

10 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago