Categories: Qendrore

Moti në Kosovë

Mot kryesisht i ndryshueshëm do të mbretërojë mbi vendin tonë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Kjo situatë meteorologjike është si pasojë e prezencës së masave të ajrit me origjinë nga verilindja, të cilat nuk do të jenë të qëndrueshme.

Këtyre masave të ajrit do t’i prijnë edhe masat tjera që vijnë nga ana jugperëndimore, të cilat do ta mbajnë këtë balancë termike, me vlera të lehta negative, por edhe vlera tjera pozitive.

Dita e hënë paraqitet me mot relativisht të ngrohtë, pas mëngjesit me mjegull, gjatë ditës pritet të ketë intervale me diell dhe rritje të dukshme të temperaturave.

Të martën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore, derisa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore. Të mërkurën dhe të enjten nuk parashihet të ketë reshje frontale, përpos ndonjë rige të izoluar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 3-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-10 m/s.

Kushtet biometeorlogjike nuk do të jenë të favorshme për shtresën e popullatës që kanë probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike. Ndërsa sa i përket cilësisë së ajrit, do të ketë periudha me ndotje dhe me vlera të shëndetshme, varësisht prej fazave të aktiviteteve të elementeve dhe dukurive meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

5 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

5 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

1 day ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

1 day ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

2 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

2 days ago