Ajo, është njëra nga këngëtaret më të përfolura.

Morena Taraku si destinacion për pushime, kësaj radhe zgjodhi Tajlandën, shkruan lajmi.

Këngëtarja nga atje ka ndarë me ndjekësit vazhdimisht imazhe të reja, përmes së cilave shfaqet në formë shumë të mirë nga plazhi.

Së fundi, ajo u fotografua në dhomën e hotelit ku po qëndron, e që pamja pas saj dukej mbresëlënëse.

Megjithatë, vëmendja ishte tek poza që kishte marrë këngëtarja, teksa ishte veshur me një fustan shumë të shkurtër dhe vuri në pah këmbët seksi.