Luka Modric fitoi çmimin “Golden Foot 2009”, një çmim që jepet për futbollistët mbi 29 vjeç, karriera e të cilit ka qenë shumë e suksesshme. Lojtari i Real Madrid udhëtoi drejt Monacos për të marrë këtë çmim prestigjioz që e riafirmon atë si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohëve të fundit.

“Golden Foot” i shtohet medaljeve individuale të kroatit, që arriti maksimumin vitin e kaluar kur ai fitoi “Topin e Artë”. 34-vjeçari bëhet kështu lojtari i 17-të që mori këtë çmim (për herë të parë u dha në vitin 2003 dhe e fitoi Roberto Baggio gjatë kohës së tij në Brescia).

“Ishte një nder për mua marrja e këtij çmimi. Unë po kthehem në nivelin tim më të mirë siç tregova në ndeshjen e fundit. Janë shtatë ndeshje shumë të rëndësishme deri në fund të vitit dhe ne do të vazhdojmë të luajmë mirë,” – tha Modric gjatë ceremonisë së zhvilluar në Monaco.

Fituesi në fuqi i “Golden Foot” ishte Edison Cavani i PSG.