Categories: Lokale

Mitrovicë, mbahët mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve

Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.

Fillimisht drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka njoftuar bordin për shfaqjen e premierës së Teatrit të qytetit, “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranc dhe me regji të Artan Tmavës, e cila do të shfaqet me datën 13.11.2019, duke filluar nga ora 19:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Ndërsa drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, theksoi se inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të shtunën me datën 09.11.2019, kanë mundësuar që rruga “Vëllëzërit Dragaj”, të jetë e lirë për qarkullim dhe nuk ka pasur produkte të ekspozuara në trotuare.

Po ashtu drejtori Ahmeti tha se edhe me datën 10.11.2019 kanë inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës, me ç’rast vendimi që dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në Mitrovicë është duke u respektuar në përpikëri.

Në këtë takim Bordi diskutoi edhe një sërë temash që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve.

Redaksia

Share
Published by
Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago