Categories: Qendrore

MIT është e gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë për sezonin dimëror

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, është e gatshme për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë për sezonin dimëror.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Fillojetë Konjuhi, tha se edhe pse kontraktimi i kompanive është bërë që nga 15 nëntori, deri më tani është intervenuar vetëm në rrugën që shpie drejt maleve të Sharrit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit i ka kryer të gjitha parapërgatitjet për mirëmbajtje të rrugëve për sezonin dimëror, tha për Radio Kosovën zëdhënësja e kësaj ministrie, Fillojetë Konjuhi. Sipas saj, kontraktimi i kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora është bërë që nga 15 nëntori. Ndërsa kosto e këtyre kontratave kap shifrën e rreth 6 milionë eurove.

“Dimri këtë vit Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit e gjen të gatshme si gjithmonë. Janë 7 regjione me nga 2 kompani të mbuluara si dhe tre kompani të tjera të cilat do të kujdesen vetëm për autostradat. Këtë vit risi është mirëmbajtja e Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Megjithatë, sipas zëdhënëses Konjuhi, për shkak të motit relativisht të ngrohtë, deri më tani, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë kryer vetëm një ndërhyrje.

“Kompanitë janë të gatshme që nga data 15 nëntor që të mirëmbajnë rrugët për sezonin dimëror dhe kjo mirëmbajtje do të vazhdojë sipas kushteve deri më 31 maj.

Aktualisht është dashur të intervenohet vetëm në rajonin e Ferizajt, në drejtim të maleve të Sharrit, ku edhe janë përballur me reshje të borës”.
Sezoni dimëror në Kosovë, sipas ligjeve në fuqi, fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 15 mars, sipas kalendarit vjetor.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

4 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

4 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

10 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago