Borussia Monchengladbach u rikthye te suksesi, teksa mposhti pasditen e sotme Freiburgun me rezultatin 4-2 dhe mori një 3-pikësh që e riktheu në krye të renditjes, me 28 pikë, një më tepër se Leipzig.

Vendasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 4-t me anë të sulmuesit Thuram, por Freiburg u kundërpërgjigj me golin e Schmid. Në pjesën e dytë Monchengladbach shënoi dy herë me anë të Embolo dhe një herë me Patrick Hermann, duke kompletuar suksesin që e mban në krye.

Werder Bremen nuk fitonte që prej 14 shtatorit në kampionat dhe u rikthye ta bëjë një gjë të tillë mbrëmjen e sotme në transfertën ndaj Ëolfsbourg, falë një paraqitjeje spektakolare të sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica.

Ky i fundit hapi dhe mbylli serinë e golave me një dopietë personale, ndërsa Bittencourt shënoi golin tjetër për Werderin, duke zhvlerësuar golat e Weghorst dhe William për skuadrën vendase të Wolfsburgut.