Aktorja 61 vjeçare Michelle Pfeiffer ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në Instragram një foto ku shfaqej pa grim dhe pa filtra.

Me flokët e verdhë të gjatë, me buzëqeshje në fytyrë aktorja shprehet se është e lumtur që po feston ‘Ditën e falenderimeve’ me familjarët e saj.

Po ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte se aktorja edhe pse në një moshë të tillë nuk e kishte humbur as bukurinë dhe as sharmin e saj.

Kjo foto e aktores mori me mijëra pëlqime në vetëm pak orë.