Categories: Kuriozitete

Messi do të qëndrojë këtu edhe për pesë vjetët e ardhshëm

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson që sulmuesi Lionel Messi mund të qëndrojë në “Camp Nou” edhe për pesë vjet.

Messi ka edhe dy vjet në kontratë gjë që ka bërë të këtë spekulime se argjentinasi mund të largohet nga Evropa.

Mirëpo, sipas presidentit të klubit, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të vazhdojë të luajë në fanellën e klubit blaugranas edhe për disa vite të tjera.

“Ai është që duhet të zgjedh. Ka fituar vendimin për të zgjedhur dhe të ndalojë të luajë futboll kur dëshiron. Por siç tha para disa javëve, dëshiron të përfundojë karrierën në Barcelonë. Në dy ose tri sezone e ardhshme do të vazhdojë të jetë lider. Nuk ka dyshim është ende i ri, i fortë dhe ka ambicie. Messi do të luajë për ne në 2-5 vjetët e ardhshme. Nuk kam dyshim për këtë gjë”, deklaroi ai.

Barcelona është lider në La Liga me 25 pikë aq sa ka edhe rivali Real Madrid në vendin e dytë.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago