Categories: Qendrore

Mësimi në gjuhën shqipe në Gjermani, ende i pa financuar

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë vazhdon të mbetët sfidë dhe një prej shqetësimeve kryesore që kanë mërgata. Megjithatë, aktualisht atje nuk ka mjaftueshëm interesim nga prindërit që fëmijët të ndjekin mësimet edhe në gjuhën shqipe, por nuk është e rregulluar ende as çështja e pagesave për mësuesit e gjuhës shqipe.

Shumë prej shkollave në Gjermani nuk e paguajnë mësimin plotësues në gjuhën amtare të shteteve të tjera.

Ata ofrojnë objektin shkollor, sigurimin e nxënësve në ato shkolla derisa e vijojnë mësimin dhe përshkrimin në dëftesë në fund të vitit, si dëshmi që fëmija e ka përcjellë me sukses mësimin në gjuhën e tij amtare.

Por nota për këtë ende nuk përfshihet në sistemin e notave, dhe nuk merren përsipër pagesat për mësues të këtyre orëve plotësuese.

Megjithatë, ekzistojnë disa vende në Gjermani ku mësuesit e orëve plotësuese paguhen prej shtetit gjerman, ndërkohë pjesa tjetër e mësuesve këtë punë e bëjnë në baza vullnetare.

Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, Fatmire Musliu thotë për KosovaPress, se është obligim i shtetit amë që të sigurojë pagesat për mësuesit e orëve plotësuese në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, tregon se vërehet mungesë interesimi nga prindërit, që të dërgojnë fëmijët të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.

Ajo thotë që nuk kanë statistika të mirëqena se cili është numri i fëmijëve shqiptar nëpër shkollat e Frankfurtit, meqë jo të gjithë që regjistrohen në shkollë e deklarojnë gjuhën e tyre amtare.

Andaj, ajo u bën thirrje prindërve që të kujdesën për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e tyre, meqë siç thekson ajo, nëse në një shkollë bëhen 10 fëmijë që dëshirojnë të mësojnë gjuhën amtare, atëherë do të mund të gjenin një mësues dhe të formonin një paralele.

Kujtojmë që pjesa më e madhe e diasporës së Kosovës është vendosur në Gjermani, Zvicër, Francë dhe Itali. Megjithatë, deri tani as këto shtete e as Qeveria e Kosovës nuk e ka financuar mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

6 hours ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

7 hours ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

13 hours ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

2 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

2 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

3 days ago