Llogaritë e saj bankare me siguri janë të majme, për të mos llogaritur pronat e stolitë lukzose që Mbretëresha e Anglisë ka, ama duket se në një pikë Eisabeth qenka si të gjitha ne; Ajo mezi pret uljet që të bëjë shopping.

Angela Kelly, stilistja personale e 93- vjeçares së fronit britanik ka rrëfyer për “Hello” se ajo nuk pëlqen të shpenzojë shumë për veshje, ndaj sa herë i jepet mundësia ajo bën blerje kur ka ulje, dhe në këtë mënyrë redukton kostot.

Pra nuk do të ishte çudi nëse në ndonjë dyqan në Londër ku ka ulje, të shihnim përbri nesh Mbretëreshën teksa gjen një super veshje me super ulje.