Rreth 125 mijë euro janë dëmët e vlerësuara në komunën e Skenderajt të shkaktura nga era, breshëri dhe zjarri gjatë periudhës janar shtator të këtij viti.

Sokol Hoxha nga Sektori për Mbrojte dhe Shpëtim i kësaj komune, gjatë takimi të Komitetit për Shpëtim që kryesohej nga Berat Dajaku – krytetar, ka specifikuar se erërat kanë shkaktuar dëmë në vlerë prej 22,034 euro, breshëri 39,900 dhe nga zjarri ka pas dëme që janë vlerësuar me 48,175 euro. Sipas Hoxhës gjatë kësaj periudhe ka pas edhe gjashtë shtëpi të djegura dhe se komuna ka intervenuar me një sasi të mjeteve për sanimin e dëmëve.

Ai ka shtuar se nga zjarri ka pas dëme edhe më të mdha mirëpo ato nuk ja vlerësuar dhe se ato kanë ndodhur kryesisht në pyjet e kësaj ane, ndërsa sa i perket thatësirës Hoxha tha se komuna është duke bërë perpjekje që të sigurojë një kamion cisternë.

Kurse për zbatimit të rekomandimeve të komitetit ng ana e ekzekutivit, kryesuesi komitetit është shprehur i kënaqur pasi si tha shumica e tyre janë zbatuar ose kanë filluar. (TV Drenica)