Martohet ‘Gylsereni’

Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat kanë zbuluar se aktorja 44-vjeçare do ta mbajë dasmën me partnerin e saj në verën e vitit të ardhshëm.

Nurgul është prej më shumë se dy vitesh në një lidhje dashurie me producentin Necati Kocabay.

Çifti kishte vendosur të martohej këtë verë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk arritën të organizonin një dasmë.