Categories: Qendrore

Macroni ndërmjetëson takimin mes Thaçit dhe Vuçiqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim të përbashkët me ndërmjetësimin e presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas një njoftimi të zyrës së presidentit të Kosovës, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, thuhet në njoftim.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.

Takimi Thaçi – Vuçiq pason takimet e ndara që kanë pasur të hënën me presidentin Macron.

Përmes një njoftimi për media, zyra e presidentit të Kosovës, ka njoftuar se gjatë takimit midis Macronin dhe Thaçit është diskutuar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë.

Ndërkohë presidenti i Serbisë njoftoi gjithashtu se ka biseduar me presidentin francez për raportet me Prishtinën, transmeton REL.

“Evropa do të presë formimin e një qeverie në Prishtinë. Unë besoj se do t’i ftojë të dyja palët për të biseduar dhe të përpiqen të gjejnë një kompromis. Unë nuk jam i sigurt se do të jetë e lehtë, por presidenti Macron beson në gjithçka që kemi biseduar në Beograd, për domosdoshmërinë e arritjes së një zgjidhjeje kompromisi”, tha Presidenti i Serbisë.

Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

12 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

17 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

1 day ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago