Lutfi Haziri është kryetari i Gjilanit, i cili me përkushtimin e tij ka arritur të ketë mbështetjen e qytetarëve jo pak herë.

Përveç Lutes, publiku e njeh edhe bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Myrvete Bajramin.

Në profilin e saj në instagram nuk janë të rralla postimet bashkë me bashkëshortin, ku është vënë re një detaj interesant që e bën Luta çdo herë kur është pranë saj.

Është buzëqeshja e hareshme e tij që nuk mungon në asnjërën prej pozave, duket se ende shkrihet pas gruas si në fillim të lidhjes.