Qendërmbrojtesi i ekipit të Drenices, Prince Balde, ka marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja A e Liberisë.

Kombëtarja e këtij shteti do të ballafaqohet më 19 nëntor, përballë Iranit në Tehran, dhe Balde është ftuar që të jetë pjese me ekipin kombëtar.

Balde është një ndër mbrojtësit më stabil në elitën e futbollit kosovar, prandaj paraqitjet e tij të mira me ekipin tonë, i kanë lenë përshtypje edhe përzgjedhësit të Kombëtares së Liberisë, Peter Butler. (Tv Drenica)