Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në Anfield Road ndaj rivalit kryesor për titull në Premier Ligë, Manchester Cityt.

Dallimi me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola është bërë nëntë pikë, ndërkohë që Leicester City mban vendin e dytë ndërsa Chelsea vendin e tretë në tabelë.

Ekipi i Klopp ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar fillimisht me anë të brazilianit Fabinho nga largësia. Më pas, realizoi edhe superylli tjetër Mohamed Salah me kokë pas harkimit fantastik që e bëri Andrew Robertson, transmeton Periskopi.

I magjishëm në këtë ndeshje ishte edhe Sadio Mane që shënoi në pjesën e dytë, po ashtu me kokë, pas një harkimi nga Jordan Henderson. City ia doli që thjesht të zvogëlonte avantazhin me anë të një goli të bukur që e realizoi Bernardo Silva.

Me një avantazh të tillë, Liverpooli i Jurgen Klopp praktikisht arrin ta fitojë Divizionin e Parë anglez pas 30 vitesh, ndërkohë që është hera e parë që ngadhënjen prej që ky kompeticion thirret Premier Ligë.