Koordinatori Kombëtar i dy qeverive shqiptare, Fatmir Limaj, ka thënë se të gjitha komunat e Kosovës, janë të gatshme t’i strehojnë gjithë ato familje që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Limaj ka bërë me dije se e ka njoftuar qeverinë shqiptare, dhe se agjensionet tona të transportit kanë venë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjell në Kosovë të gjithë ata qytetarë që vendosin të strehohen në Kosovë.

“Pra, përveç njësive të specializuara që u kanë dalë në ndihmë vëllezërve e motrave tona matanë kufirit, Kosova dhe qytetarët e saj janë gati dhe kanë hapur dyert për strehim”, ka njoftuar Limaj.

Shënimi i plotë i Koordinatorit Kombëtar të dy qeverive:

Të gjitha komunat e Kosovës janë të gatshme t’i strehojnë gjithë ato familje që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Ne kemi njoftuar Qeverinë shqiptare, po ashtu agjensionet tona të transportit kanë venë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjell në Kosovë të gjithë ata qytetarë që vendosin të strehohen në Kosovë. Pra, përveç njësive të specializuara që u kanë dalë në ndihmë vëllezërve e motrave tona matanë kufirit, Kosova dhe qytetarët e saj janë gati dhe kanë hapur dyert për strehim.