Categories: ROZE

Lidhja me Rrajën, Kejvina Kthella sërish te Krimet e Rënda

Pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve, modelja Kejvina Kthella “troket” në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas burimeve të A2, Kthella kërkon kthimin e aparatit telefonik celular, i cili i është sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.

Kthella u mor në pyetje për shkak të miqësisë dhe komunikimeve të shpeshta telefonike, thirrje dhe sms, me Redian Rrajën, personin e vetëm të arrestuar deri tani si të dyshuar për atentatin.

Kërkesa e modeles pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka në ditët në vijim.

Në ngjarjen kriminale tek rreth-rrotullimi i Shkozetit u plagos prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, miku i tij, Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes për shkak të plagëve të marra në atentat.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

3 days ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

3 days ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

3 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

5 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

5 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

6 days ago