Barcelona ka zhgënjyer në transfertën ndaj Levantes. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ëstë mundur 3-1 nga Levante, shkruan Albeu.com.

Katalanasit nuk arritën të mbajnë avantazhin 0-1 të pjesës së parë me golin e Messit me 11 metërsh, pasi vendasit në të dytën përmbysën rezulatin duke shënuar 3 gola në 7 minuta.

Fillimisht Campana barazoi shifrat, më pas Moyoral dhe Radoja tundën rrjetën e Ter Shtegen.

Një humbje që djeg shumë nga Barcelona ku në mbrëmje mund të humbasin kreun në rast se Reali mposht Betisin.