Kylie Jenner ka udhëtuar drejt Houston këtë fundjavë dhe arsyeja na ka habitur të gjithëve.

22-vjeçarja ka shkuar në këtë vend për të mbështetur ish të dashurin e saj në festivalin muzikor “Astroworld”.

Bashkë me të ka qenë edhe mikesha e saj e ngushtë, Sofia Richie, e cila ka duartrokitur së bashku me Kylie.

Vajzat kanë qenë të ulura në rreshtin e parë dhe mësohet se bashkë me to ka qenë edhe vajza e çiftit.

Stormi nuk mund të mungonte në këtë ditë të rëndësishme për të atin dhe Travis nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.

Kujtojmë se Kylie dhe Travis prej gati dy muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe pas këtij veprimi të Kylie shihet se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e mirë.