Një darkë romantike, nën dritën e qirinjve dhe me muzikën e violinës në sfond… Këto janë dy postimet e fundit që këngëtarja Genta Ismajli publikoi në ‘Instagram’.

Ajo ka pak kohë që është larguar nga muzika. Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Gentës në Turqi dhe kush po e shoqëron, por duket që këngëtarja po e shijon shumë darkën romantike me pamje nga deti. “Duke e shijuar mbrëmjen time të bukur në Stamboll”, shkruan ajo përkrah fotos.