Pak orë më parë Loredana ka publikuar në Instastory një foto të shkrepur në një hotel luksoz.

Teksa është duke u relaksuar në një vaskë me shkumë, këngëtarja nuk ka lënë pa postuar një foto, në të cilën vihet re një detaj që po na habit.

Në foton e reperes shihet një mashkull, i cili qëndron me kurriz i ulur pranë këngëtares.

Loredana nuk ka zbuluar imazhin e mashkullit në fjalë dhe tani jemi shumë kuriozë të dimë çfarë fshihet pas kësaj.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Loredana dhe Mozzik kanë qenë në Austri.

Ata kanë performuar në klabe të ndryshme në këtë shtet dhe nuk dihet çfarë mund të ketë ndodhur më pas!