Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, përmes një shkrimi të bërë faqen zyrtare në Facebook, ka treguar se sot është takuar me kryetarët e tri partive të komuniteteve jo shumicë, dhe të tre të zgjedhur nga votat e popullit për deputetë, do t’i bashkohen qeverisë së re.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

 

 

Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.

6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria.