Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë ndërprerë takimin për të shkuar në pauzë.

Kurti ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë pas pauzës.

“Nuk kemi se çfarë të deklarojmë bisedimet vazhdojnë kemi një pauzë”.

Ndërsa Mustafa ka thënë se pauza do të zgjasë 30-40 minuta.