Categories: LokaleSkenderaj

Kur ke një qytetar si Sokol Haliti nga Plluzhina e Skenderajt

Për herë të parë në historinë e fshatit Plluzhinë është lëshuar në funksion sistemi i ndriçimit publik, për t’iu mundësuar qytetarëve të lëvizin kurdo në orët e mbrëmjes.

E gjithë kjo punë është bërë fal angazhimit të Sokol Halitit, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili, për dallim nga disa bashkëluftëtarë të tij që pas lufte vrapuan drejt grabitjes së pronave publike, është marrë me biznes të tij privat.

Por, përveç fshatit të tij të lindjes, Haliti ka realizuar me vetëfinancim edhe projektin e ndriçimit të një pjesë të rrugës në Açarevë. Megjithëkëtë, ai thotë se, nëse komuna merr përsipër të mbulojë shpenzimet e energjisë, është i gatshëm të kontribuojë edhe në rregullimin e ndriçimit në fshatin Likoc, fshat ky që sipas banorëve vendas, vuajnë mungesën e kanalizimit, ujësjellësit dhe projekteve të tjera të rëndësishme.

Për punën e palodhshme dhe pa kompensim të Halitit, banorët kanë vetëm fjalë miradije. I njëjti ka rregulluar edhe varrezat e dëshmorëve dhe pllaka përkujtimore në shenjtë respekti për bashkëluftëtarët të tij dëshmorë.

Me gjithë insistimin e ekipit të TV Drenica, për t’u prononcuar rreth angazhimit të tij vullnetar për fshatin Plluzhinë, dhe jo vetëm, një gjë e tillë ishte e pamundur. Krejt ajo çfarë Haliti tha është se kjo punë nuk po bëhet për media.

Ndërkaq, bashkëfshatarët e tij e vlerësojnë altruizmin dhe angazhimin e Halitit për të mirën e përgjithshme të fshatit dhe banorëve të tij.

“Cka ke për të pyetur? Shiko fshatin tonë, rrugën për në Aqarevë, përmendoret, shiko si janë të rregulluara varrezat”, thotë njëri nga bashkëfshatarët e tij, duke lavdëruar jashtëzakonisht shumë kushëririn e tij, Sokol Haliti. (TV Drenica)

Redaksia

Share
Published by
Redaksia

Recent Posts

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

5 hours ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

5 hours ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

1 day ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

1 day ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

2 days ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

2 days ago