Kërcënohet me jetë Ramiz Lladrovci.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e kërcënimit ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka marrë kërcënime për jetë, një person u prangos nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

“Është prangosur një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull shqiptar kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia e Kosovës.
Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ka quar deri të kërcënimi i Lladrovcit, mirëpo policia është duke u marrë me rastin.

Lajmi ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Drenasit mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm.