Manchester United bën detyrën në “Old Trafford” ndaj Brightonit, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme, ku tashmë mban vendin e 7-të.

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi të dyfishtë brenda 20 minutave të parë, falë finalizimit Pereiras në të 9-ën dhe autogolit të Propper 10 minuta më vonë.

Futbollistët e Brightonit reaguan në fillim të pjesës së dy me Dunk, por vetëm dy minuta pas shkurtimit të diferencës Marcus Rashfrod sigloi të tretin për Manchester United, që në minutat në vijim e administroi me qetësi lojën, madje mund të kishte shënuar një sukses më të thellë nëse Rashford do të tregohej më i saktë në rastet që iu paraqitën.

Vijon momenti i keq i Aston Villas, që pësoi humbjen e tretë radhazi, me rezultatin 2-1 në fushën e Wolves. Goli i Trezeguet në minutat shtesë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e miqve, pas për vendasit kishin realizuar më parë Neves dhe Jimenez.