Më rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1443), të Ismail Qemalit (1912), ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së bashku më nënkryetarin Nazmi Hasi dhe bashkëpunëtorë komunal, kanë bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas dhe në varrezat e dëshmorëve, ku edhe kanë vënë buqeta me lule të freskëta.

Fillimisht, homazhe dhe vendosje të buqetave me lule të freskëta janë bërë pranë shtatorëve të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, të Bedri Shalës, Rasim Kiqinës e Ilaz Kodrës, pastaj homazhet kanë vazhduar edhe në varrezat e dëshmorëve në Likoshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Tërstenik, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Poklek i Vjetër dhe Nekoc.

Ndërsa, nesër (28.11.2019) duke filluar nga ora 09:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në ora 10:00 homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Morinë, në ora 10:30 homazhe në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë ku edhe do të vendosen buqeta me lule të freskëta.

Kurse, në ora 11:00 do të mbahet Seancë Solemne e Komunave të zonës së Drenicës (Drenas e Skënderaj) në Sallën e Kulturës në Drenas dhe në ora 12:00 manifestimi qendror i zbulimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas. (Tv Drenica)

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit