Kryetari i komunës z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin z. Nuredin Lushtaku, deputetin z. Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë vizituan sot familjen Abazi nga fshati Livoç, të cilët i ngushlluan për humbjen e dy djemve të tyre nga tërmeti në Shqipëri, me ç’rast në shenjë solidarizimi i dhuruan familjes 5000€ nga shuma që janë mbledhur dje në takimin fillestar me biznese të Skenderajt, ku u grumbulluan 57,800.00€ për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetari Jashari ndër të tjera theksoi;
“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë ishim në vizitë te familja Abazi në Livoç, i ngushlluam për djemtë e tyre të cilët vdiqën nga tërmeti në Shqipëri dhe në shenjë solidarizimi me ta, i dhuruam 5000€ familjes nga shuma që janë mbledhur nga takimi fillestar që kishim dje me biznese të komunës tonë, ku në total u mblodhën 57,800.00€ për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ngushllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre në Shqipëri!

Lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten.”

Fotografia e Komuna Skenderaj