Anëtarë të kryesisë së LDK-së, familjarë dhe veprimtarë kanë bërë homazhe në 19 vjetorin e vrasjes së zëdhënësit të lirisë dhe veprimtarit Xhemail Mustafa.

Në emër të kryetarit Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, për veprën e tij ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

“Vrasja tinëzare e Xhemail Mustafës ishte humbje e madhe për Kosovën. I rëndë është fakti që edhe pas 19 vitesh institucionet e drejtësisë nuk e zbardhën këtë rast”, ka thënë ndër të tjerash nënkryetari Haziri.

Në emër të familjes Mustafa, ka shprehur dhimbje dhe krenari vajza e Xhemailit, Berjanë Mustafa, e cila shprehu zhgënjimin nga institucionet e vendit për mosndriçimin e vrasjes së babait të saj.

Në këtë akademi po marrin pjesë presidenti i republikës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, Bekim Jashari dhe Ramiz Ladrovci.

Katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, do të rivarrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania në Prishtinë.