Është mbajtur konferenca Vetë-Qeverisja Lokale në Kosovë – 20 vjet. 

Aty u tha që Kosova ka shënuar progres në qeverisjen lokale.

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Mango, tha se Kosova gjatë 20 vjetëve të fundit ka investuar në ndërtimin e institucioneve të veta.

“Gjatë 20 vjetëve Kosova ka investuar në ndërtimin e institucioneve të veta. Ne kemi parë edhe suksese të mëdha dhe ato suksese janë e drejta për votë. Qeverisja e mirë kërkon liderë të mirë por ajo nuk mund të kufizohet me nivelin ndërkombëtar. TLP ka bërë kontribut me komunitetet ku jetojnë. TLP po ofron këshilla juridike dhe politike që përmirëson transparencën e qytetarëve. TLP po edukon edhe gjenerata të reja. Kosova ka nevojë për të rinj të edukuar dhe të përkushtuar burra e gra në qeverisjen lokale”.

Ajo bëri thirrje që vazhdimisht t’i bëni vetes pyetje se çka mund të bëni ju për shteti dhe jo shteti për ju.

Auditor i Përgjithshëm, Besnik Osmani, thotë që duhej të kishte reformë zgjedhore dhe kryetar me një raund zgjedhor.

“Progresi i qeverisë lokale karakterizohet me sistemin zgjedhor, kemi një qeverisje efektive dhe e pa avancuar midis ekzekutivit she legjislativit në nivelin komunal dhe kemi një kuadër të kompetencave që mundëson shërbime të mira në nivelin lokal. Plakja e administratave është një lojë sfide  dhe një pyetje se si ta adresojmë këtë në të ardhmen. Do të duhej të kishte reformën zgjedhore dhe kryetar më një raund zgjedhor. Do të kemi nevojë për asamble më përbërje më të vogël dhe të kemi përfaqësim të anëtarëve komunal dhe të mos jenë anëtar me korrespodencë. Komunat nuk kanë kapacitet financiar dhe duhet të mendojmë një ndryshim më mënyrën e financimit të komunave”, raporton EO.

Udhëheqësja e Bordit të TLP-së, Vjosa Kika, thotë se ajo që na bashkon të gjithëve është puna dhe angazhimi për institucionet publike.

“Së bashku me pjesëmarrësit do ti diskutojmë mbi sfidat dhe nivelin e këtij qeverisje në këto 20 vitet e fundit. Ne jemi shoqatë me diversitetin me të madh. Ajo që na bashkon të gjithëve është puna dhe angazhimi dedikuar institucioneve publike dhe komunitetit ku jetojmë. Përmes 4 aktiviteteve të organizatës kemi arritur 24 aktivitete”.

Anëtari i Bordit të PLP-së, Alban Krasniqi, thotë se Kosova ka shënuar progres në qeverisjen lokale.

“Pushteti lokal në Kosovë është i rregulluar mirë. Kosova ka 38 komuna dhe ka shënuar progres të rëndësishëm në qeverisjen lokale. Vetëqeverisja lokale para 20 vite gjendej në një situatë shukë të rëndë sepse kishte dalë nga një situatë luftë”. EO