Categories: Kuriozitete

Kosova e pafat,finalja e “play-off”-it në Gjeorgji ose Bjellorusi

Kombëtarja e Kosovës ka qenë e pafat në shortin e tërhequr sot në Nion. Në fakt, në rast se Dardanët e fitojnë duelin gjysmëfinal kundër Maqedonisë së Veriut, edhe ndeshjen finale të “play-off”-it të Ligës së Kombeve për EURO 2020, do ta luajnë si mysafirë në Gjeorgji ose Bjellorusi.

Kjo u vendos në shortin e tërhequr sot në mesditë në selinë e UEFA-s, ku goglat e favorizuan fituesin e çiftit Gjerorgji – Bjellorusi. Kësisoj, Dardanët nuk do të kenë përparësinë e terrenit vendas as në gjysmëfinale, por as në rast kualifikimi në finale, gjë e cila pa dyshim ua vështirëson rrugën drejt Evropianit.

Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen me Maqedoninë më 26 mars të vitit 2020, ndërsa finalja do të mbahet më 31 mars. Nëse e arrin kualifikimin, Kosova do të luajë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

3 days ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

3 days ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

3 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

5 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

5 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

6 days ago