Anëtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt, në seancën e fundit, kanë miratuar propozimin e kryetarit Bekim Jashari, për ndarje të mjeteve financiare, për të ndihmuar Klubin e Futbollit “Drenica”, në funksion të rregullimit të infrastrukturës përcjellëse të skuadrës.

Në arsyetimin e tij para Asamblesë, kryetari Jashari, tha se propozimi i tij, prej 70 mijë eurove, ka për qëllim ndërtimin e zhveshtorës në stadiumin “Bajram Aliu” në qytetin e Skenderajt, si dhe për vazhdimin deri në fund të stinorit aktual të garave. (TV Drenica)