Komuna e Skenderajt, në seancën e mbajtur të kuvendit komunal, sot ka miratuar Planin e Integritetit. Ky plan ka për qëllim të forcojë transparencën, dhe llogaridhënien institucionale, të cilat janë edhe parime të Kryetarit të komunës z. Bekim Jashari.

Planini i Integritetit është vazhdimësi e aktiviteteve të shumta që do të shërbejë në luftën kundër korrupsionit në nivel komunal. Ky plani paraqet procesin e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të reja të stafit komunal për të parandaluar, rezistuar dhe zbutur dukuritë korruptive. (Drenica TV)