Në kuadër të zbatimit të Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë shpërndarjen e rreth 350 kontejnerëve me kapacitet 120 litra, për ekonomi familjare në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, si dhe është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

KRM “Uniteti” është mjaft i kënaqur me realizimin e projekteve që po bëhen në të mirë të qytetarëve nga Drejtoria e Mbrojtes dhe Mjedisit, andaj kërkojmë nga qytetarët të mbështesin këto projekte, të cilat kanë filluar dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen së zbatuari edhe në lagjet dhe fshatrat tjera të qytetit të Mitrovicës.

KRM “Uniteti” është i përkushtuar që të kontribuojmë në lehtësimin, përmirësimin si dhe menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave të ekonomive familjare, i cili është mirëpritur po ashtu nga banorët e fshatit Koshtovë.

Gjithashtu vlen të theksohet se Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit së bashku me KRM “Uniteti”, ditë më parë ka përmbyllur me sukses procesin e ndarjes së rreth 600 kontejnerëve me kapacitet 240 litra, i cili ishte një pilot projekt donacion nga GIZ-i gjerman, të cilët do të shërbejnë për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në lagjen Ilirida në qytetin e Mitrovicës.