Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 6 tetor u vlerësuan nga Bashkimi Evropian si zgjedhjet më demokratike në vend, me përjashtim të disa manipulimeve dhe keqpërdorimeve të votave.Manipulimet dolën në “shesh” në kohën e numërimit të votave

Shumë vendvotime shkuan në rinumërim shkak i parregullsive dhe manipulimeve me formularët.Të arrestuarit kryesisht po akuzohen për fotografim të votës dhe keqpërdorim të drejtës së votimit, por ka edhe raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Këtë po e thonë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Gzim Shala nga ky Institut tha se vetëm në ditën e zgjedhjeve janë arrestuar 20 persona, 7 prej tyre në komunën e Pejës.

“Sa i përket procesit pasi rezultate kanë filluar të numërohen këtu janë parë një sërë manipulimesh dhe dyshimesh të cilat kanë dalë në publik, sa i përket aspektit të angazhimit të prokurorit të shtetit në ditën e zgjedhjeve në këtë ditë kemi pasur gjithsej 20 persona që janë arrestuar me urdhër të prokurorit të shteti ku numri më i madh i tyre kanë qenë në komunën e Pejës përkatësisht kemi pasur 7 persona të arrestuar. Karakteristikë është që dy personave në komunën e Mitrovicës të cilët janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të gjithë të arrestuarit e tjerë janë kryesisht për fotografim të votës dhe për keqpërdorim të drejtës së votimit duke pasë parasysh edhe disa raste të cilat janë për pengim të procesit të votimit”.

IKD-ja gjatë monitorimit në Gjykatën Themelore të Gjakovës tregoi se janë trajtuar 4 raste që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Sipas Shalës dy prej tyre janë në proces të rregullt.