Këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi ka qenë i ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Shiko Kush LUAN”, nën drejtimin e Luana Vjollcës në Top Channel.

Gjatë një sfide me vetë Luanën në “pyetje-përgjigje”, këngëtari i njohur tha se përveç djalit të tij që çdo i ka qejf makinat luksoze, edhe ai i pëlqen ato, dhe ai ka zbuluar në emision se së fundmi i ka blerë djalit te tij nje Ferrari, që sigurisht ka një çmim marramendës.

Teksa është pyetur për çmimin e Ferrarit, Dani ka zbuluar se ka kushtuar jo më pak se 300 mijë euro.