Këngëtari me famë botërore Bruce Dickinson mund të humbasë gjysmën e pasurisë pasi do të ndahet nga gruaja e tij pas 29 vitesh martesë.

Ai është në një lidhje dashurie me instruktoren e fitnesit Leana Dolci, 46 vjeç. Leana është një fanse e zjarrtë e 61-vjeçarit. Por, divoci me bashkëshorten mund ti kushtojë atij gjysmën e pasurisë prej 90 milion paundësh që ka këngëtari.