Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri Fazliu dhe Bahri Fazliu janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës, pranë varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ceremonia e varrimit u bë nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe për të nderuar veprën e heronjve morën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Për heronjtë nga Llapi u bënë homazhe në hollin e Kuvendit dhe më pas një akademi përkujtimore ku për veprën e bijve të tyre presidenti Hashim Thaçi familjet e tyre i nderoi me “Urdhrin e Lirisë”.

30 vjet më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disaorëshe ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.

Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani ranë heroikisht 21 vjet më parë.