Ish-pronari i Spurs, Tim Sherwood beson se dy sezonet e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhmen e lojtarit

Tottenhami i ka në dispozicion edhe 18 muaj për ta mbajtur Harry Kanen.

Këtë e thotë Tim Sherwood, i cili mendon se sulmuesi anglez mund të largohet nëse nuk fiton asgjë këtë sezon dhe atë të ardhshmin me klubin londinez

Ish-pronari i Spurs ka folur për situatën e përfaqësuesit anglez për beIN Sports.

“Duhet të pritet fundit i këtij sezoni dhe edicioni i ardhshëm për ta parë nëse Tottenhami do të jetë afër të fitojë diçka. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kane do të largohet”, ka thënë Sherwood.

Kane është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë sot.

Për të flitej se interesim kishte shfaqur Real Madridi.