Categories: Qendrore

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga Specialja

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Nga zyra e Veselit ishte thënë se shtyrja e intervistimit ishte bërë për shkaqe teknike. Ndërsa, në një konferencë për media Veseli nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit (RTK).

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs. Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato u formuan nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё, Vendet e Ulëta (Holandё), dhe punёsojnё gjykatёs, prokurorё dhe punonjёs ndёrkombёtarë.

Redaksia

Recent Posts

Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 11 mësimdhënës (Dokument)

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt ka hapur konkurs për punësimin e 1 mësimdhënësve…

1 day ago

Skenderaj/Covid19: Ky është numri i përgjithshëm i të infektuarve

27 raste në komunën e Skenderajt janë aktivë me Covid19, që prej se u shfaqen…

1 day ago

Skenderaj/Komuna “hapë” kuletën

Saktësisht 3 milionë e 872 mijë e 998 euro janë planifikuar të investohen në projekte…

2 days ago

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve…

3 days ago

A do të rrëzohet Qeveria Hoti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese gjatë të mërkurës ka hedhur poshtë ankesën e deputetit nga radhët e Partisë…

3 days ago

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 days ago