Categories: Lokale

‘Ka me shku gjaku deri në gu’ – Lladrovci tregon detaje si e kërcënoi ish-mësuesi

Ramiz Lladrovci është kërcënuar me vdekje gjatë ditës së sotme nga një ish-mësimdhënës.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë konfirmuar se ish-mësimdhënësi R.G., (emër i njohur për redaksinë) ka kërcënuar me vdekje Lladrovcin për shkak të një konkursi të brendshëm nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Burime të sigurta i kanë bërë me dije Gazetës Sinjali se përmes Viber-it, ish-mësimdhënësi i ka thënë Lladrovcit se: “do të shkojë gjaku deri në gu (gju), nëse nuk kanë të drejtë konkurrimi edhe personat jashtë sistemit arsimor në konkursin e brendshëm”.

Prokurori i rastit ka kërkuar arrestimin e ish-mësimdhënësit, ndaj të cilit është vendosur masa prej 48 orëve paraburgim.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Lladrovci kishte konfirmuar kërcënimin që kishte pranuar. Ai nuk kishte dhënë informacionet të tjera për këtë rast.

“Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social. Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Redaksia

Share
Published by
Redaksia

Recent Posts

Skenderaj/ETC dhe Komuna u bëjnë bisht fjalëve! (Dokument)

Ende pa nisur ndërtimi i Qendrës tregtare ETC në Skenderaj, ku kjo e fundit i…

4 hours ago

Skenderaj/Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në mesditë, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe…

9 hours ago

Skenderaj, kjo është lista e 18 mësimdhënësve të rinjë që u pranuan (DOKUMENT)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj ka shpallur rezultatet për plotsëimin e vëndeve të lira…

24 hours ago

Publikohet dokumenti i plotë i përbashkët i Kosovës dhe SHBA-së

Sot në Prishtinë është arritur një marrvëeshje në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kosova dhe…

1 day ago

Ndodh veç në Kosovë/ 2 policë kapen duke vjedhur shtalba tek Liqeni

Sot gjatë ditës, dy zyrtarë policorë janë kapur teksa vjedhin misër në një arë afër…

1 day ago

Fifi një super-femër pas dobësimit, ‘çmend’ me pamjen e fundit

Ndonëse në moshë të re Fifi u bë një kantautore shumë e suksesshme, shkruan ORAinfo.…

1 day ago