Kryetari z. Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit znj. Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e segmenteve të rrugëve në fshatin Leqinë.
Banorët i kanë mirëpritur këto investime, duke falënderuar kryetarin z. Bekim Jashari për angazhimin e tij, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Kryetari z. Jashari ndër të tjera ka theksuar: “Pothuajse, çdo ditë po vazhdojmë me punë konkrete, në fshatin Leqinë, ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve, banorët u shprehen mjaftë të kënaqur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Kështu, me punë do të vazhdojmë në çdo pjesë të komunës tonë!

Urime të gjithë banorëve!”

Fotografia e Komuna Skenderaj