Për të parë nga afër punimet në këtë projekt, ka marrë pjesë kryetari z. Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit znj. Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë. Banorët e kësaj pjese janë shprehur mjaftë të kënaqur me investimet e projektit Aqarevë – Plluzhinë

Kryetari z. Jashari ndër të tjera ka theksuar: “Po vazhdojmë me përkushtim që të jemi afër kërkesave të qytetarëve! kësaj radhe ishim në fshatin Aqarevë, ku ka filluar asfaltimi i rrugës Aqarevë – Plluzhinë, një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese.