Për Javier Mascheranon janë ditët e fundit në Kinë në radhët e Hebei Fortune. Mesfushori 35-vjeçar e ka bërë zgjedhjen për të ardhmen, ai ka refuuar ofertat nga Major League Soccer, Kinë apo Australia, pasi ka vendosur të kthehet në Argjentinë, ku ka nisur karrierën si futbollist.

Destinacioni i tij do të jetë Estudiantes dhe një arsye e fortë për të zgjedhur këtë klub është pikërisht presidenti i tij, Juan Sebastian Veron, i cili ka insistuar duke dhënë garancitë e nevojshme financiare e sportive.