Që të dy janë duke u kujdesur për të prekurit pas tërmetit në Shqipëri.

Morena Taraku ka shkuar në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkruan Syri Kosova.

Ajo po shoqërohet nga reperi Stresi bashkë me të cilin ditë më parë e vizituan Alesion, djalin i cili shpëtoi pasi u hodh nga kati i pestë nga frika prej tërmetit.

Sot Morena dhe Stresi e kanë kaluar pasditen me të.

Kujtojmë se Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën. 10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë.

Image